Secondary Adv

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Lajmi është raportuar nga Report Tv, duke iu referuar burimeve të besueshme.  Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme atëherë kur socialistët do të mblidhen në asamblenë e tyre kombëtare.

 

Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende, por së fundmi ai ka marrë kritika nga Kryeministri për performancën dhe punën e tij në drejtimin e qytetit bregdetare.

 

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023.

 

Ndërkohë përgjatë gjithë muajve të verës qyteti dhe rrethinat kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. /ekofin.al


Më të lexuarat